Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLPo shkëlqen në Angli, Alban Bushi grumbullon për herë të parë sulmuesin...

Po shkëlqen në Angli, Alban Bushi grumbullon për herë të parë sulmuesin e talentuar

Armando Dobra ftohet në Kombëtaren U-21. Kuqezinjtë e e drejtuar nga Alban Bushi do të luajnë kualifikueset e Europianit 2021 ndaj Kosovës më 27 mars.

Sulmuesi I Ipswichit ka marrë ftesën zyrtare nga Shqipëria U-21 dhe do të mbërrijë në vendin tonë në grumbullimin e datës 22 mars.

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez në faqen zyrtare ku njofton se Dobra është thirrru nga Alban Bushi. Ai ka luajtur 2 ndeshje me ekipin U-19, ndërsa tani do të jetë pjesë e Kombëtares U-21 duke I shtuar kështu edhe më shumë vlera ekipit të moshave.

Armando Dobra aktivizohet në Premiership te Ipswich dhe këtë sezon është aktivizuar si në ekipin e parë, por edhe moshat. Disa ditë më parë sulmuesi shqiptar arriti të shënonte një supergol me Ipswichit U-23./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments