Një aktivitet shumë interesant ka qenë ai I garave me biçikleta për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 10-ta të shkollave të qytetit dhe të fshatrave përreth, organizuar paraditen e sotme nga Drejtoria Rajonale Arsimore në bashkëpunim me shoqatën e çiklizmit Vllaznia. Aktiviteti është organizuar me rastin e festimeve të 70 Vjetorit të Çiklizmit të vendit por edhe për përzgjedhjen e çiklistëve të ardhëm të Vllaznisë.

Gara është organizuar në unazën lindore të qytetit e ndihmuar edhe nga policia rrugore për mbarëvajtjen e saj. Në fund të aktivitetit është organizuar edhe ceremonia e dhënies së çertifikateve dhe disa dhuratave nga sponsorë të ndryshëm ku vendin e parë e ka zënë nxënësi Miraxh Aleti I shkollës “Frederik Gjoni” Berdicë, në të dytin Mikel Kodra I shkollës “Pashko Vasa” dhe në të tretin Kristian Marku I shkollës “Cor Jezu”. Janë vlerësuar me çertifikata pjesmarrje edhe nxënës të shkollës speciale “3 dhjetori”. Për inspektorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër Entri Çaku dhe trajnerin e çiklizmit të Vllaznisë Sabetin Hoxha, aktiviteti ja arriti qëllimit për të cilin u organizua. Ka ndihmuar në organizimin e kësaj gare edhe firma e pijeve “B52” me disa dhurata të dhëna për fituesit. Gara të tilla me biçikleta janë një traditë e hershme në Shkodër dhe organizatorët kanë premtuar se do të organizojnë të tilla edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com