Sulejman Starova, u shpreh në emisionin “Skaner” në MCN TV, se në garë për president të FSHF, u fut për shkak të Dritan Shakohoxhës, i cili gjithashtu ishte kandidat.

Sipas Starovës, gjithçka nga politika bëhet për të hequr Armand Dukën nga FSHF, por sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë, sepse atë e zgjodhi vetë familja e futbollit.

Në lidhje me atë që përflitet, se UEFA mund të dënojë Shqipërinë, duke hequr finalen e Conference League nga Tirana, për shkak të ndërhyrjes së politikës në zgjedhjet në FSHF, Starova deklaroi se diçka të tillë nuk e çon ndërmend.

Nuk ka asnjë situatë, që ne të krahasohemi me situatën e Rusisë. Nuk kam as më të voglin dyshim që finalja nuk hiqet dhe gjithçka do të zgjidhet. E gjithë loja luhet, sepse dikush nuk e do Dukën. Ai ka pasur lëkundjet e veta, por fundi është që askush nuk e zëvendëson dot.

Unë kandidova për president të FSHF dhe një nga arsyet është Shakohoxha. Kur pashë atë që kandidoi, thashë pse të mos futem edhe unë?! E gjitha është sepse nuk duan Dukën, por në momentin që futbolli e do Dukën, duhet të rrijë ai.