Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShqipëria pa futboll, flet Starova: Armiku na ka futur në arrest shtëpie

Shqipëria pa futboll, flet Starova: Armiku na ka futur në arrest shtëpie

Sulejman Starova, i izoluar në shtëpi dhe me fanellën e Juventusit, bëri një lidhje direkte me emisionin Fan Zone në Supersport, aty ku tha disa batuta të bukura.

Starova iu referua Koronavirusit si një “armik”, armik që i ka futur të gjithë në arrest shtëpi. Mes të tjerash, trajneri i njohur tha:

“Kjo epidemi e kësaj radhe, nuk e kishim parë në 300 vite. Është një luftë tjetër, armiku na ka fut në arrest shtëpie.

Jemi në arrest shtëpie për ta vdekur këtë armik. Kemi dhe ca plumba, si sapuni e higjiena. Kjo luftë, na ka bërë të jemi pa futboll.

Në 1997, ka qenë situatë shumë e vështirë, shteti u dorëzua dhe ngelëm pa shtet, por pa futboll nuk ngelëm. Kampionati ka filluar në gusht të 96-ës dhe ka mbaruar në gusht të 97-ës”, tha Starova./abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments