Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARENjë tjetër ekip i kategorisë së parë bën gati infrastrukturën për Superioren

Një tjetër ekip i kategorisë së parë bën gati infrastrukturën për Superioren

Këtë sezzn janë disa ekipe nga Katgoria e Parë që e synojnë riktimin në elitë. Por, duket se Kastrioti është më i sigurtë, duke parë ecurinë e skuadrës thuajse në pjesën më të madhe të garës që ka qenë kryesuese, e madje me distancë pikësh, por edhe Besëlidhjen, Erzenin e Korabin në Grupin A, me dy të fundit që duan vendin e dytë.

Por, në Grupin B duket se ka një garë më të ashpër, sepse skuadrat janë shumë afër njëra-tjetrës. Apolonia në krye, por e ndjek Pogradeci. Nuk mungojnë edhe Lushnja e Besa, dy ekipe me shumë traditë. Por, ashtu si krutanët, duket se edhe Apolonia e Fierit është duke menduar për infrastrukturën.

Nga sa bëhet e ditur, në Fier kanë në plan që të ndrëtojnë një fushë me bar natyral së shpejti që t’i shërbejë skuadrës s ëparë dhe moshave. Por, jo vetëm pritet që derisa të ndërtohet stadium i ri në Fier, në “Loni Papuçiu” të ketë investime.

Madje, do të ndërhyhet në ambientet e brendshme dhe të jashtme, duke iu përshtatur edhe licencimit që kërkon Superiorja, ndërsa sistemi i kamerave ka kohë që është montuar në impiantin e qytetit të Fierit./VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments