“Kisha shumë vite pa qëndruar kaq gjatë afër familjes dhe gocave. Kjo karantinë e ka të mirën që gjithë ditën merrem me gocat”. Kështu e filloi Bledi Shkëmbi tregimin e tij rreth mënyrës se si po kalon ditët i mbyllur në shtëpi si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Por në “Fan Zonë” ai ka treguar se gjithsesi nuk është një pushim i mirëfilltë dhe të gjithë janë të vëmendshëm ndaj një situate të rrezikshme.

Me konfirmimin e rasteve më të fundit në Korçë, ku jeton aktualisht, ai theksoi se është shtuar edhe ndërgjegjësimi i njerëzve dhe është përhapur pak panik mes tyre.

“Panik si kudo, mendoj se në qytetet e vogla është pak më i theksuar panikë se në Korçë pothuajse njihemi të gjtihë dhe është normale të jetë pak panic. Por nëse jemi të përgjegjshëm nuk ka pse të kemi shumë panik, më shumë kujdes se sa panik”, tha Shkëmbi.

Ndërkohë, një ndjekës i emisionit e pyeti nëse kishte futboll të pastër në vendin tonë. “Futboll të pastër patjetër që ka në Shqipëri, kompromise ka në kampiontin shqiptar dhe në çdo vend tjetër të Europës”, ishte mendimi i Shkëmbit. /vipsport/