HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre futbollistët maqedonas ende larg Vllaznisë

Tre futbollistët maqedonas ende larg Vllaznisë

Prej ditësh së djeshme trajneri Mirsad Jonuz dhe futbollisti Filip Gligorov kanë mbërritur në Shkodër dhe janë duke qëndruar në karantinë, por sakaq tre futbollistët e tjerë nga Maqedonia e Veriut ende nuk kanë mbërritur në vendin tonë.

Arsyen e ka shpjeguar sot në prononcimin e dhënë për mediat administratori i klubit Suad Lici i cili është shprehur: “Tre futbollistët maqedonas nuk kanë mbërritur akoma në Shkodër sepse ata ende nuk janë paisur me lejen e qëndrimit në vendin tonë.

Janë paisur me lejen e punës sipas të gjithë rregullave dhe legjislacionit shqiptar dhe kanë qenë në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit por situata e pandemisë bëri që ata të largohen jashtë kufirit teksa u kthyen pranë familjeve të tyre.

Procedura e paisjes me dokumentacionin e duhur për qëndrimin në Shqipëri u ndërpre pasi ata duhej të ishin prezent këtu, por jemi në proces dhe besoj se për 2-3 ditë kjo gjë të zgjidhet dhe ata të vijnë në Shkodër”
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments