HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFORMACIONET/ Vllaznia-Bylis, Dedja në dilemë për portën. Dovedanin e shqetëson mbrojtja

FORMACIONET/ Vllaznia-Bylis, Dedja në dilemë për portën. Dovedanin e shqetëson mbrojtja

Vllaznia dhe Bylisi luajnë një sfidë direkte për të shmangur zonën e “play-out”.

Pas takimeve në Kupën e Shqipërisë, shkodranët dhe mallakastriotët luajnë sot një sfidë me rëndësi dhe vetëm fitorja do t’u bënte punë.

Në lidhje me formacionet e mundshme, trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja duhet të vendosë për portën nëse do t’i besojë Efremovit apo Alen Sherrit. Sulmi pritet t’i besohet brazilianit Hygor, ndërsa bashkëkombasi i tij Zhunior mund ta nisë nga stoli.

Pikëpyetje në formacionin titullar edhe për trajnerin e Bylisit Dovedan. Tekniku boshnjak duhet të vendosë nëse në qendër të mbrojtjes do të vendos Jankun apo Jurgen Goxhën, që pret të luajë si titullar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments