Vllaznia dhe Bylisi luajnë një sfidë direkte për të shmangur zonën e “play-out”.

Pas takimeve në Kupën e Shqipërisë, shkodranët dhe mallakastriotët luajnë sot një sfidë me rëndësi dhe vetëm fitorja do t’u bënte punë.

Në lidhje me formacionet e mundshme, trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja duhet të vendosë për portën nëse do t’i besojë Efremovit apo Alen Sherrit. Sulmi pritet t’i besohet brazilianit Hygor, ndërsa bashkëkombasi i tij Zhunior mund ta nisë nga stoli.

Pikëpyetje në formacionin titullar edhe për trajnerin e Bylisit Dovedan. Tekniku boshnjak duhet të vendosë nëse në qendër të mbrojtjes do të vendos Jankun apo Jurgen Goxhën, që pret të luajë si titullar.