HomeKRYESOREE bujshme/ Juventus mendon shkëmbimin e çmendur me Liverpulin

E bujshme/ Juventus mendon shkëmbimin e çmendur me Liverpulin

Pasi kompletoi shkëmbimin Pjaniç-Artur me Barcelonën, tani Juventusi po mendon për një tjetër shkëmbim. Bardhezinjtë kanë ardhur me një ide të çmendur, atë të një shkëmbimi me kampionët e Premier Ligës, Liverpulin.

Kampionët e Italisë po mendojnë të japin Dagllas Kostën dhe të marrin nga Liverpuli mesfushorin Fabinjo.

Liverpul është shumë pranë blerjes së Tiago Alkantarës nga Bajern Mynihu dhe spanjolli do merrte vendin e Fabinjos në skemat e Klopit.

Fabinjo ka një çmim prej 50 milionë eurosh ndërsa Kosta vlerësohet 30 milionë euro, por dy klubet mund të gjejnë marrëveshjen pasi shifrat nuk lëvizin shumë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments