HomeKRYESORENjë talent shqiptar shkon te Verona, 'shkes' bëhet Dritan Dervishi

Një talent shqiptar shkon te Verona, ‘shkes’ bëhet Dritan Dervishi

Talenti shqiptar, Endri Çelaj, pritet të këtë një të ardhme të shkëlqyer në futbollin Europian por dhe me fanellën e përfaqësues shqiptare.

16-vjeçari ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar te klubi i Veronës. “Shkes” për këtë kalim të Çelat te italianët, është bërë ish-drejtori sportiv i Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi, i cili ka funksionin e skautit te klubi i Serisë A.

Shqiptari mund të jetë një goditje “alla Rrahmani” për veronezët, teksa shpresohet shumë te talenti që 16-vjeçari ka në këmbët e tij.

Çelaj vjen nga radhët e francezëve të PSG-së, ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-15 të Shqipërisë. Fillimet e tij futbollisti i ka pasur te Internacional Tirana, për të vijuar më pas karrierën te PSG, ku takoi nga afër edhe idhullin e tij, Kilian Mbape.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments