HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Kategoria Superiore nuk fillon më 12 shtator',Vllaznia konfirmon bojkotin e presidentëve nga...

‘Kategoria Superiore nuk fillon më 12 shtator’,Vllaznia konfirmon bojkotin e presidentëve nga Minsku

Presidentët e Kategorisë Superiore janë mbledhur në Minsk së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Ka qenë një ftesë e Dukës për parë nga afër ndeshjen e Kombëtares, por edhe për të diskutuar rreth bojkotit të Superligës.

Liga profesioniste disa ditë më parë bëri me dije se nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë do të ketë bojkot të futbollit në vend. Takimi i ndodhur në Bjellorusi është konfirmuar edhe nga klubi i Vllaznisë në faqen zyrtare që përfaqësohet në këtë takim me sponsorin Alban Xhaferi./newsport/

Postimi I Vllaznisë:

“Superliga vazhdon bojkotin deri nê plotësimin e kushteve dhe kampionati nuk fillon më 12 shtator.

Presidentët e Superligës bëjnë thirrje urgjente që kërkesat e tyre të drejta për zhvillimin e sportit që jane drejtuar tashmë Qeverisë të merren parasysh nga kryeministri Rama që të plotësohen sa më shpejt, përndryshe bojkoti do të përshkallëzohet edhe më tej”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments