Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE10 milionë euro për shërbimet e tij, mesfushori i ri mbërrin në...

10 milionë euro për shërbimet e tij, mesfushori i ri mbërrin në Milano

Sandro Tonali ka mbërritur në Milano. Ish-mesfushori i Brescias do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të firmosur më pas me kuqezinjtë.

Pasdite pritet të prezantohet para medieve, ku do të tregojë emocionet e para me fanelën e Milanit.

Ai u transferua te gjiganti italian me formulën e huazimit. Drejtuesit e Milanit duhet të paguajnë 10 milionë euro për shërbimet e tij dhe 15 të tjera nëse do të duan të blejnë kartonin e tij në fund të sezonit.

Gjithashtu 10 përqind e kartonit mbetet e klubit të Brescias, në rast rishitje të futbollistit./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments