Cristiano Ronaldo ka arritur kuotën e 101 golave me Portugalinë.

Ylli i Juventusit bëhet futbollisti i parë evropian me 100 gola të realizuar në ndeshje ndërkombëtare.


Sulmuesi i Portugalisë arriti kuotën e 101 golave me Kombëtaren e tij duke shënuar dy herë në fitoren 2-0 ndaj Suedisë në Ligën e Kombeve.

Sipas “Lajmi.net”, në listën e gjatë të shteteve të cilave u ka shënuar 101 gola, Ronaldo ka si “viktimë” të preferuar Lituaninë dhe Suedinë, të cilave u ka shënuar nga plot 7 gola.

Mirëpo, në listë mungon Shqipëria. CR7 ka luajtur katër herë kundër kuqezinjve, mirëpo asnjëherë nuk e ka gjetur rrjetën.