HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE9 miqësore, 7 gola për Vllazninë. Kuqeblutë duhet të rregullojnë 'shënjestrën'

9 miqësore, 7 gola për Vllazninë. Kuqeblutë duhet të rregullojnë ‘shënjestrën’

Janë miqësore por njëkohësisht edhe teste të mira për skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri. Vllaznia bashkë me të sotme ndaj Bylisit ka luajtur deri më tani 9 ndeshje miqësore dhe ajo çfarë konstatohet është mungesa e golit.

Në 9 ndeshje (disa ndaj kundërshtarëve inferiorë), kuqeblutë kanë shënuar vetëm 7 gola dhe kjo është një mesatare e ulët prej më pak se një goli për çdo 90 minuta dhe kur ke parasysh që kanë qenë miqësore, problemi shtohet edhe më shumë.

Nga këto 7 gola, 2 prej tyre mbajnë firmën e brazilianit Victor da Silva, dy të tjerë të Dungës, ndërsa nga një gol kanë shënuar Imeri e Marku. I fundit është një autogol i një futbollisti të Pogradecit.

Vetë drejtuesit por edhe trajneri Brdariç e ka përmendur disa herë problemin e mungesës së golit, por ky i fundit nuk duket i shqetësuar sepse sipas tij, ai do të vijë. E rëndësishme për tenikun gjermano- kroat është krijimi i rasteve sepse herët a vonë do të vijnë edhe golat.

Me ardhjen edhe të sulmuesit boshnjak Dilaver, reparti ofensiv i ekipit shkodran është plotësuar dhe organika duket e plotë sepse përpos tij, në dispozicion të stafit teknik janë edhe Dunga, por edhe sulmuesit anësor Victor da Silva, Imeri, Mandiangu, Sidorenco, A.Hoxhaj, Kalaja e Çoba./SHKODRA-SPORT.COM/

MIQëSORET E VLLAZNISË:

TEUTA- VLLAZNIA 1-0

KASTRIOTI- VLLAZNIA 0-1

(Goli: Victor da Silva)

VLLAZNIA- ERZENI 2-1

(Golat: Marku, Imeri)

DEVOLLI- VLLAZNIA 0-1

(Autogol: Cane)

POGRADECI- VLLAZNIA 1-1

(Goli: Dunga)

VLLAZNIA- TEUTA 1-0

(Goli: Victor da Silva)

TIRANA- VLLAZNIA 2-1

(Goli: Dunga)

VLLAZNIA- APOLONIA 0-0

BYLIS- VLLAZNIA 0-0

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments