HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHaris Dilaver 'e bën sefte'. Premton shumë gola për Vllazninë

Haris Dilaver ‘e bën sefte’. Premton shumë gola për Vllazninë

Tre ndeshje me nga pak minuta aktivizim dhe vjen goli i pare me Vllaznine. E kemi fjalen per sulmuesin boshnjak Haris Dilaver i cili “e beri sefte” rrugen e rrjetes me fanellen kuqeblu.

Ne miqesoren e luajtur pasditen e sotme ndaj Kukesit, ai ka shenuar ne minuten e 38-te dhe jo vetem kaq. Duket se ka nje permiresim te dukshem ne formen e tij dhe tashme 30 vjeçari po pershtatet mjaft mire me skuadren.

Stafi teknik i ekipit shkodran ka shume besim tek ky lojtar. Qe ne seancen e pare stervitore kur eshte bashkuar me kuqeblute, Brdariç dhe stafi i tij kane evidentuar disa cilesi shume te mira ne lojen e ketij lojtari.

Kuptohet qe mungesa e gjendjes fizike e ka penalizuar pak, megjithate Dilaver ofron garanci per shenimin e golave te Vllaznise.

Jo me kot, ai eshte preferuar perpara Dunges ne keto miqesoret e fundit dhe nga menyra si po luan, siguron qe do te shenoje shume gola sapo te filloje kampionati.

Vllaznia ne fakt ka vuajtur ne keto miqesoret e fundit per shenimin e golit, por tashme qe Dilaver u zhbllokua, me siguri qe golat do te jene pjese e vazhdueshme e ecurise se kesaj skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments