Arlind Ajeti mbrojtësi kuqezi u bë pjesë e skuadrës së Rexhianës, por që duket dhe aty ky fillimsezoni nuk ka qenë edhe aq i mbarë në këtë situatë pandemie, kur duket se shumë vende të Europës janë duke prekur kulmin me të prekur.
Edhe në ekipin e Arlind Ajetit kanë rezultuar gjashtë të prekur, të paktën kështu kanë dalë analizat nga tamponët e kryer.
Bëhet fjalë për tre futbollistë si dhe tre pjestarë të stafit teknik të klubit italian.
Kujtojmë që për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, pati shumë oferta në verën e shkuar edhe nga skuadra shqiptare madje, por ai u rikthye në Itali pas një eksperience në Danimarkë me Vejle BK.







