Vllaznia prej dites se marte eshte duke u stervitur ne Ulqin, aty ku do te qendroje deri me date 1 dhjetor. Ne qytetin bregdetar te shtetit fqinj, shkodranet po pergatiten per finalen e Superkupes me Tiranen dhe po ashtu edhe per gjysmen e dyte te pjeses se pare te sezonit.

Por perpos seancave stervitore, drejtuesit e ekipit jane duke menduar edhe per zhvillimin e ndonje ndeshje miqesore dhe ne fakt te paren duket se e kane rregulluar.

Burime prane skuadres bejne te ditur se Vllaznia do te luaje diten e diele ndaj nje skuadre malazeze, emri i se ciles nuk behet i ditur per momentin, ndeshjen e pare miqesore ne Ulqin dhe po ashtu po sheh edhe per mundesine e ndonje takimi tjeter para kthimit ne Shkoder.

Ndeshje te tilla miqesore jane te domosdoshme sepse stafi teknik deshiron te shohe ne fushe te gjithe lojtaret dhe po ashtu te mendoje edhe per levizjet e mundshme qe do te beje si rrjedhoje e mungesave qe do te kete per sfidat e ardhshme.

Gjate ketyre diteve ne kampingun e Ulqinit, Vllaznia po mundohet te marre ngarkesat e duhura fizike te cilat do t’i duhen lojtareve per te perballuar ndeshjet e mbetura deri ne fundin e dhjetorit./SHKODRA-SPORT.COM/