HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuad Lici nuk largohet nga Vllaznia. Ja detyra që do bëjë tani

Suad Lici nuk largohet nga Vllaznia. Ja detyra që do bëjë tani

Nga sot edhe zyrtarisht, Suad Lici nuk eshte me zyrtarisht administrator i KF Vllaznia. Ai eshte zevendesuar ne kete detyre nga Benjamin Naku.

Por kjo nuk do te thote se Lici eshte larguar nga klubi, duke hedhur poshte edhe aludimet e krijuar ne media per maredhenie jo te mira me sponsorin Xhaferi apo gjera te tjera.

Ish- futbollisti i njohur do te mbaje postin e kordinatorit teknik ne klub. Kjo eshte bere e ditur permes komunikates zyrtare te shperndare nga vete drejtuesit pasditen e sotme.

Lici e ka patur te pamundur per arsye personale mesa duket te mbaje postin e administratorit, por do te vazhdoje te jape kontributin e tij per kete klub ne nje pozicion tjeter.

Ende nuk eshte bere e qarte detyra specifike qe ai do kete por me siguri qe do te jete nje nderlidhes ne mes administratorit dhe anes teknike te skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments