Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREViti 2020 ters për Dibalën, Juventusi mund ta largojë në fund të...

Viti 2020 ters për Dibalën, Juventusi mund ta largojë në fund të sezonit

Paulo Dibala është kthyer në një shqetësim të madh në shtëpinë e Juventusit. 2020 nuk ka qenë aspak e lehtë për sulmuesin argjentinas, fillimisht COVID-19, më pas dhimbjet në stomak dhe së fundmi një infeksion në rrugët urinare.

Vetëm një gjysmë goli në Champions, ka qenë shkëndija e vetme pozitive e tij në këtë vit, shumë pak për një lojtarë që pritej të udhëhiqte Juven së bashke me CR7.

Gjendja e tij ka vënë në alarm stafin mjekësor të “Zonjës së Vjetër”, Dibala pritet t’i nënshtrohet testeve të tjera për të kuptuar se çfarë nuk shkon me trupin e tij. Në këtë periudhë për të kemi dëgjuar të flitet për kura mjekësore dhe gjendje jo të mirë fizike, Dibala nuk u grumbullua sërish me përfaqësuesen argjentinase në mënyrë që këtë kohë ta shfrytëzojë për tu rikthyer në formë.

Kjo situatë e pa qartë më shëndetin e tij ka ndikuar jo pak edhe në rinovimin e kontratës e cila mbetet pezull, çka bën që shpesh të flitet edhe për një largim të tij në fund të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments