Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPësoi dëmtim të frikshëm ndaj Vllaznisë, futbollisti ganez gati të sakrifikojë

Pësoi dëmtim të frikshëm ndaj Vllaznisë, futbollisti ganez gati të sakrifikojë

Tirana vazhdon të ketë shumë dëmtime. Në sfidën me Bylisin doli jashtë Ismajlgeci për shkak të një shqetësimi. Gjithsesi, mësohet se lojtari për momentin nuk rrezikon takimin me Kastriotin. Lojtari kishte vetëm ngërçe.

Edhe Isak Giamfi me shumë mundësi do ta provojë të jetë në fushën e lojës. Futbollisti e ka kaluar dëmtimin dhe meqenëse skuadra nuk ka shumë emra mund të sakrifikojë për të qenë në fushën e lojës. nga ana tjetër, jashtë mbeten Toshevski, Çelhaka dhe Kale.

Të tre lojtarët janë të dëmtuar. Nëse Çelhaka dhe Toshevski mund të nisin stërvitjen javën e ardhshme, Kale kthehet në fushën e lojës vetëm në muajin mars.

Bardheblutë gjatë gjithë kohës kanë humbur lojtarë për shkak të dëmtimeve që kanë ndodhur shpesh sidomos dy muajt e fundit, menjëherë pas Europës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments