Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKategoria Superiore, ja pesë duelet e ditës së sotme

Kategoria Superiore, ja pesë duelet e ditës së sotme

Superiorja marshon dhe sot luhen pesë përballjet e javës së shtatë. Gjithçka nis prej orës 13:45 dhe në program janë ndeshje mjaft interesante. Vllaznia kryesuese e kampionatit luan në transfertë kundër Kastriotit, që deri më tani nuk njeh humbje.

Në ndeshjet e drekës spikat përballja mes Laçit dhe Tiranës, skuadra që nuk e kanë nisur si duhet kampionatin dhe duan maksimumin e pikëve. Kukësi, pas tre fitoreve radhazi, ka një transfertë delikate.

Verilindorët shkojnë në Ballsh, aty ku vendasit janë ende në kërkim të vendit të parë dhe sot e kanë finale. Apolonia-Skënderbeu është ndeshja tjetër e mesditës, ndërkohë që kjo javë mbyllet me Partizani-Teuta.

Të kuqtë po kalojnë një moment të mirë në aspektin e rezultateve, ndryshe nga Teuta e pamposhtur që ka marrë katër barazime radhazi. Kjo sfidë nis prej orës 16:45 dhe luhet në “Elbasan Arena”./abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments