Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU përfol te VLLAZNIA, Bekim BALAJ 'përfundon' në Emiratet e Bashkuara Arabe

U përfol te VLLAZNIA, Bekim BALAJ ‘përfundon’ në Emiratet e Bashkuara Arabe

Bekim Balaj u përfol për një kalim të mundshëm te skuadra e Vllaznisë në këtë merkato janari. Megjithatë kjo duket se ishte thjesht një dëshirë e drejtuesve shkodranë pasi vetë sulmuesi nuk ka ndërmend të rikthehet tani për tani në Shqipëri.

Ai është pjesë e Sturm Grazit në Austri, ndërsa sot ka postuar një foto në rrjetet sociale. Shkodrani shfaqet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të shijuar motin e mirë të Dubait.

“Koha për diell”, është diçitura e zgjedhur, ndërsa duhet thënë që kjo foto është bërë në muajt e verës pasi aktualisht ai është i përqëndruar në kampionatin austriak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments