Vllaznia U21 ka mundur edhe Dinamon, nje nga rivalet kryesore te saj dhe eshte shpallur “kampione dimri”. Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme teksa kuqeblute e trajnerit Fatjon Hasani kane fituar me rezultatin 4-2 ndaj bluve ne “Reshit Rusi”.

Ata kryesojne renditjen me 16 pike, tre me shume sesa Laçi e Dinamo qe ndajne vendin e dyte dhe te trete me nga 13 pike secila.

Takimi i pasdites se sotme ne fakt ka nisur me mire per miqte te cilet kaluan ne avantazh me ane te Jaupajt qe ne minuten e 3-te pas nje goditje te sakte me koke brenda zone.

Por reagimi i shkodraneve ka qene i shpejte dhe pas nje aksioni te bukur nga e majta, Rrasa ka mbeshtetur sulmin duke e derguar topin ne rrjete. Kjo ne minuten e 10-te nderkohe qe 17 minuta me vone mesfushori Klaudio Leka me nje gjuajtur te bukur nga jashte zone ka mposhtuar portierin e Dinamos.

Pjesa e pare do te mbyllej me fitoren 2-1 te Vllaznise. Ne te dyten eshte serish Dinamo qe perpiqet dhe ia del te barazoje me ane te Mhillajt ne minuten e 57-te.

Megjithate Mali ne minuten e 70-te qe ka shenuar golin e trete per kuqeblute ndersa gjashte minuta me vone do te shenonte edhe Eraldo Deda golin e katert dhe te fundit te ndeshjes. Perfundimisht 4-2 per Vllaznia U21 qe kesisoj e mbyll vitin 2020 si kampione dimri./SHKODRA-SPORT.COM/