Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE VOLEJBOLLKorabi e nis me humbje kampionatin. Mundet nga Partizani 1-3

Korabi e nis me humbje kampionatin. Mundet nga Partizani 1-3

Në pallatin e sportit të qytetit të Peshkopisë,u zhvillua ndeshja e volejbollit për femra ndërmjet Korabit vendas dhe Partizanit. Para fillimit të takimit me rastin e fillimit të sezonit të ri volejbollistik nga drejtuesit e KS Korabi u zhvillua një ceremoni hapje shumë interesante. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i KS Korabit, z.Bashkim Lala i cili u uroi suksese të dy ekipeve ndërsa volejbollistet vendase u dhuruan buqeta me lule mikeshave nga Tirana, gjyqtarëve dhe të dy stafeve drejtuese.

Ndërsa takimi u dominu tërësisht nga volejbollistet e Partizanit të cilat e fituan takimin tërsisht me rezultatin 1-3, ku humbën vetëm setin e dytë me shifrat 26-24, ndërsa tre setet e tjera i fituan me shifrat 19-25,12-25 dhe 13-25 duke siguruar fitoren e parë në këtë kampionat, ku veç fitores mikeshat nga Tirana iu gëzuan dhe mikëpritjes dibrane.
Nga Peshkopia
Fatmir Zhuzhi

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments