Ne Shkoder jane shume te zemeruar me menyren si u luajt ndeshja e djeshme ndaj Kastriotit. Kuptohet qe shumekush eshte i zhgenjyer nga rezultati qe nuk pritej per Vllaznine, ai barazim 0-0, por te tjere jane te zhgenjyer nga menyra si luajti Kastrioti dhe po ashtu edhe me arbitrimin.

Kridens Meta e ka tepruar ne kete takim duke lejuar lojen e rende te krutaneve dhe mbi te gjitha me lejimin e vonesave te lojes per ta, krejtesisht te panevojshme duke bere qe ne pjesen e dyte te mos kishte shume futboll.

Ka nga ata qe mendojne se gjithçka ka qene e qellimshme sepse Meta njihet si njeriu qe i ka sherbyer ne vite trajnerit te Kastriotit Ramadan Ndreu. Nje akuze te tille e ben nje ish- futbollist i Vllaznise Amarildo Belisha.

Ai ka reaguar ne nje shkrim te publikuar ne “Shkodra Sport” te menaxherit Dritan Gjyrezi i cili me ironi shkruante se “njeriu qe ka vrapuar me shume sipas statistikave ne kete ndeshje ka qene doktori i Kastriotit. Nderkohe reagimi i Belishes ka qene i tille:

“Mese e vertete statistika Tani, por lojtari me i mire per mendimin tem ishte blerja e re per sezonin, por me e vjetra nder vite per Ndreun (Kridens kamikaz Meta). ky lojtar-ushtar I ka sherbyer nder vite kundra Vllaznise”- shkruan ai ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/