Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, ka deklaruar se nuk e kishte menduar se Superiorja do të ishte kaq e fortë kur mori drejtimin e skuadrës.

Në një prononcim për “Zona Gol”, ai nuk ngurroi ta cilësonte këtë kampionat si me shumë rivalitet dhe kjo tregohej edhe nga fakti që Lushnja kishte fituar në Kukës.

“Nuk e prisja kampionatin kaq të fortë. Sot skuadrat shkojnë në fushat kundërshtare dhe të gjitha janë të forta.

Një skuadër që është e fundit, më vjen keq dhe jemi ne, jemi takuar me të gjithë, pak diferenca kanë me ekipin tonë në lojë.

Ata fitojnë me detaje të vogla, me kushet të mira, por në përgjithësi mendoj se kemi qenë afër të gjithë skuadrave të tjera”, tha Dedja.

“U ktheva te një skuadër që kisha dëshirë të punoja, gjeta që nuk ka pas probleme, skuadra u përgjigj, u stërvit, ka qenë korrekte, edhe pse nuk mori rezultat.

Ka pasur rritje e konkurrencë, por me rezultate mbetëm aty. Me matematikë nuk është e rënë. Ekipi arriti të fitonte edhe në Kukës.

Janë një grup i familjarizuar me njëri-tjetrin, por nuk e shfrytëzojnë për rezultatet”, deklaroi trajneri i cili konfirmoi edhe një herë se është pranë largimit.

“Po, mbase takimi me kryebashkiakun është për dorëheqjen, të shoh si do të shkojë”, tha ai. /vipsport/