“E kam mbyllur me këtë lloj futbolli”, – deklaroi trajneri i Teutës, Stavri Nica, pas humbjes së djeshme me Luftëtarin në stadiumin “Niko Dovana”.

Në fakt, ardhja e tij në krye të skuadrës durrsake u konsiderua si lëvizja e duhur për ta rilindur atë.

Por vetëm pak javë dhe Nica komunikon largimin e tij nga Teuta, që mbetet për t’u parë, nëse do të pranohet apo jo nga presidenti Hasanbelliu.

Kohë më parë, trajneri durrsak u largua nga stoli i Bylisit, duke nxjerrë si preteks një problem shëndetësor, që duhej ta kuronte në Itali, por sezonin e nisi në stolin e Laçit, nga ku u largua pak javë pas startit me një deklaratë të çuditshme.

Trajneri Stavri Nica duket si një trajner “part-time” dhe aftësitë e tij profesionale nuk i mohon askush, por këto lëvizje kaq të shpeshta duken vërtet të tepruara.

Në të tre rastet është ai që kërkon largimin dhe jo një vendim i drejtuesve të klubeve për ta larguar.

A do te jete ai te shtunen ne stolin e Teutes ne ndeshjen ndaj Vllaznise? Askush nuk mund te thote as “po” dhe as “jo” per momentin. /Vipsport/