Prej shumë vitesh është pjesë e sportit, fillimisht si atlete, por tashmë prej disa kohësh si arbitre futbolli. E nisi thjesht për ta provuar, por “ka mbetur brenda” sepse po i pëlqen shumë.
E kemi fjalën për Soada Tushajn, arbitren e kolegjiumit të Shkodrës e cila nga java në javë po shfaqet si protagoniste në fushat e blerta, duke gjykuar kryesisht ndeshjet e kampionatit të femrave, por edhe ato të moshave për djemtë.
Soada ka pranuar të flasë ekskluzivisht për “Shkodra Sport” në lidhje me karrierën e saj, atë se çfarë ka si objektiv, apo dhe “ëndrrat në sirtar”.
“Meshkujt i pranojnë më lehtë vendimet që jep një arbitr femër dhe kjo më bën të ndihem më mirë duke drejtuar një ndeshje meshkujsh”- thotë në fillim ajo.
E pyetur ndërkohë për objektivat e saj për të ardhmen, Tushaj do të shprehej: “Unë nuk kam ndonjë model arbitreje për të ndjekë, por mundohem të marrë vlerat më të mira të secilës prej tyre.
Kuptohet që objektivi është për të qenë një ditë arbitre ndërkombëtare sepse nuk dua të mjaftohem thjesht duke arbitruar ndeshje në Shqipëri”./SHKODRA-SPORT.COM/









