...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperliga/ E gjithë vëmendja e kampionatit shqiptar sot në 'Elbasan Arena'

Superliga/ E gjithë vëmendja e kampionatit shqiptar sot në ‘Elbasan Arena’

Kategoria Superiore zbret sot në fushë me përballje tejet interesante.

Tirana udhëton në Fier, ku do masë forcat me Apoloninë në orën 13.45. Në pankinën bardheblu debuton Orges Shehi, i cili ka pak ditë që është zyrtarizuar në stol. Kryeqytetasit kërkojnë të lënë pas ecurinë negative të ndeshjeve të fundit, teksa sot synohet vetëm 3 pikëshi.

Laçi dhe Teuta është sfida tjetër e orës 13.45. Përballjet direkte mes të dyja ekipeve kanë sjellur përherë rivalitet, ndaj e njëjta gjë pritet edhe sot. Si kurbinasit, ashtu edhe durrsakët kanë pretendime këtë sezon, e ato kalojnë fillimisht nga ky 90 minutësh.

Partizani dhe Vllaznia është supersfida e javës (16.45). Shkodranët kryesues vijnë pas një barazimi pa gola me Kastriotin, e sot duan të tregojnë se ishte thjeshtë rastësi.

Në krahun tjetër, të kuqtë kanë bërë mirë kohëve të fundit, ndaj synohet të vijohet me të njëjtin marsh./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.