HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori shkodran rikthehet në Shqipëri, vishet 'i kuq' menjëherë pas ndeshjes me...

Mesfushori shkodran rikthehet në Shqipëri, vishet ‘i kuq’ menjëherë pas ndeshjes me Vllazninë

Partizani ka “shpërthyer” frikshëm në 24 orët e fundit të merkatos së janarit. Pas Roberto Domingezit dhe Donald Mëllugjës, “demat” kanë arritur marrëveshjen me Edon Hasanin, ish-futbollistin e Vllaznisë, Tiranës dhe Kukësit.

Mesfushori shkodran po rikuperohet nga operacioni në gju në Shqipëri. Duke qenë se mbylli para kohe bashkëpunimin me klubin e kategorisë së dytë në Turqi, Ankara Keçiorenguçunë për shkak dëmtimi dhe përvojës së madhe në Superiore, të kuqtë janë bindur për të afruar 28-vjeçarin, i cili do t’i vihet në dispozion trajnerit Ilir Daja në momentin e parë që do të jetë gati.

Edon Hasani është lojtar që e di se ç’do të thotë të fitosh trofe. Në karrierë, ai ka dy tituj kampionë të Kategorisë Superiore (1 me Kukësin dhe 1 me Tiranën) si dhe një Kupë dhe Superkupë të Shqipërisë me verilindorët.

Hasani vendosi te bashkohej me te kuqte pikerisht diten kur ata luajten ndaj Vllaznise, ndeshje e cila perfundoi ne barazim 0-0 ne “Elbasan Arena”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments