Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri Duro: Mbrojtja ka luajtur shkëlqyeshëm në Berat

Trajneri Duro: Mbrojtja ka luajtur shkëlqyeshëm në Berat

Mbrojtja e Vllaznisë ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer në Berat. Këtë mendim ka trajneri i kësaj skuadre Shpëtim Duro i cili nuk fajëson asnjë lojtar të këtij reparti për dy golat e pësuar. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë në konferencën e sotme për shtyp. Duke folur në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë: “Ishte një aksident në momentet e fundit. Pësimi I atyre golave, nuk është problemi i mbrojtjes. Mbrojtja ka luajtur shkëlqyeshëm, sidomos në pjesën e dytë ka qenë perfekt. Skuadra e Tomorit nuk ka rrezikuar për asnjë moment, kemi humbur 4-5 raste të pastra shënimi, ndërsa Tomori s’ka pasur asnjë rast.

Janë gola si të thuash spontan, devijime nga barrikada. Nuk është aksion I mirëfilltë I kundërshtarit, nuk është çështje pozicionimi mbrojtjes. Janë gola që ndodhin. Ishte fati i keq i yni që në fund u barazua ndeshja”. Deklarata ka ardhur një ditë para ndeshjes së rradhës, atë që Vllaznia do të luajë nesër në pasdite në Peqin ndaj Shkumbinit vendas, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. I pyetur për këtë ndeshje dhe për objektivat që skuadra ka në këtë kompeticion, trajneri Duro ka thënë: ““Kemi ndeshjen e Kupës para asaj të kampionatit sepse për të do kemi kohë të mendojmë. Vlerësimi ynë do të jetë i dyfishtë edhe për Kupën, edhe për kampionatin. Kemi probleme me dëmtimet, sepse edhe Semina u dëmtua në Berat. Probleme kemi  edhe me Dragoin dhe do shohim stërvitjen sot për të parë gjendjen e tyre. Pavarësisht kësaj shkojmë në Peqin për të marrë një rezultat sa më të mirë që do na lehtësonte punë për kualifikimin”.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments