Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani zhgënjim total! Skënderbeu thyen ‘demat’ dhe ndez shpresën për mbijetesë

Partizani zhgënjim total! Skënderbeu thyen ‘demat’ dhe ndez shpresën për mbijetesë

Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Zhgënjim total për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.

Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare. Zhan Viktor ishte heroi që tundi rrjetën e Alban Hoxhës në minutën e 67-të.

FT: PARTIZANI – SKËNDERBEU 0-1

Zhan Viktor 67′

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Sadriu, Vitija, Zguro, Berisha, Taipi, Dumfur, Dovuna, Zhan Viktor, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

GJYQTAR: Enea Jorgji (Elbasan)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments