Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZyrih bindet nga Aliti, blen kartonin e ish-mbrojtësit të Skënderbeut

Zyrih bindet nga Aliti, blen kartonin e ish-mbrojtësit të Skënderbeut

Klubi zvicerian i Zyrih është bindur nga performancat e Fidan Alitit.

Mbrojtësi ka qenë i huazuar nga Kalmar, mirëpo pasi është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Zyrih duke zhvilluar 21 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe një gol, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është bërë tashmë lojtar me të drejta i zvicerianëve.

Në fakt, nuk bëhet e ditur shifra që kanë shpenzuar te Zyrih, por Aliti ka firmosur deri në vitin 2023.

Këtë lajm e ka shpërndarë edhe vetë futbollisti nëpërmjet rrjeteve të tij socilae, ndërsa kujtojmë se në të kaluarën, Aliti ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut në Kategorinë Superiore. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments