“Abissnet Superiore” luan sot dy ndeshje të rëndësishme të javës së shtatë.

Laçi-Skëndërbeu, luhet në stadiumin e Laçit, ora 13:45. Një sfidë interesante mes dy skuadrave të cilat duan të dalin nga zona e ftohtë e tabelës së klasifikimit. Te kurbinasit ditën e sotme debuton trajneri Mirel Josa. Ironia e fatit e vendos teknikun kundër ish-skuadrës së tij që në të shkuarën fitoi 4 tituj kampion rresht, ndërsa sot do duhet ti mundë për të nisur me këmbë të mbarë aventurën e re tek laçianët.

Vëmendjen kryesore sigurisht ditën e sotme e merr sfida mes Vllaznisë dhe Tiranës. Klasikja e futbollit shqiptarë luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 16:45. “Derbi i shqipërisë” është një sfidë interesante që vë përballë dy skuadra që po bëjnë mirë në këtë sezon.

Shkodranët duan fitoren si një përgjigje për humbjen kundër Kukësit javën e kaluar, ndërsa nga ana tjetër “bardh e blutë” duan fitoren e vazhdimësisë për të qenë në krye të klasifikimit, sepse Kukësi me fitoren e ditës së djeshme kundër Dinamos ka “kërcënuar” Tiranën duke i rimarrë vendin e parë.

Sfidat e ditës së sotme:

Ora 13:45 Laçi-Skëndërbeu

Ora 16:45 Vllaznia-Tirana