Sot, në orën 14:00 do të luhen 5 sfidat e javës së gjashtë të grupit A në Kategorinë e Dytë. Shënkolli do të luajë në shtëpi ndaj Orikut. Internacionali do të presë në shtëpi skuadrën e Gramshit. Ada do të masë forcat ndaj ekipit të Veleçikut.

Murlani do të sfidojë Bulqizën ne fushen sportive te Barbullushit. Padyshim qe djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa do te kerkojne te rikthehen te fitorja. Ne fushen e tyre ata kane treguar se dine te fitojne edhe ndaj ekipeve pretedente si Gramshi dhe per kete arsye, ndaj Bulqizes nuk ka justifik tjeter veç fitores.

Nderkohe nje sfide shume interesante do te zhvillohet ne Velipoje ku Ada do te prese ekipin e Veleçikut. Nje ndeshje ku te dy ekipet do te kerkojne me çdo kusht fitoren.

Per Aden jane domosdoshmeri piket sepse ecuria e saj nuk ka qene ajo e duhura deri me tani, por te njejten gje do te kerkoje edhe Veleçiku sepse koplikasit kane pretendime per ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/