HomeKRYESOREBorusia Dortmund i vë çmimin Haland, asnjë negociatë poshtë asaj shifre

Borusia Dortmund i vë çmimin Haland, asnjë negociatë poshtë asaj shifre

Erling Haland ka një çmim për të cilin Borusia Dortmund është gati ta lërë të largohet që këtë verë, por nuk do të jetë e thjeshtë per të siguruar firmën e tij.

s ESPN, klubi gjerman është i gatshëm që të negociojë, por vetëm duke filluar nga shifra prej 180 milionë eurosh që i ka vendosur kartonit të tij.

Sulmuesi është një prej lojtarëve më të kërkuar në futbollin botëror, të gjitha klubet e mëdha janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar firmën e tij, duke e filluar nga ato angleze për të vazhduar me spanjollet si Real Madrid e Barcelona të cilat kanë parë se si ai është një makineri golash e garantuar, pasi e ka treguar veten në nivelet më të larta.

33 gola në këtë sezon, të cilëve u shtohen edhe 8 asiste, në vetëm 31 ndeshje të luajtura, e bëjnë atë një prej sulmuesve më rezultativë në qarkullim.

Raiola deklaroi pak kohë më parë se vetëm 10 klube në botë mund të blejnë lojtarin e me çmimin që ka mësuar ESPN, përshkrimi duket i saktë, pasi nuk janë të shumtë ata që mund të shpenzojnë 180 milionë euro, sidomos pas pandemisë.

Përveç kësaj, duhet bindur vetë lojtari që të mbyllë shpejt aventurën e tij në Gjermani, edhe pse nervozizmi i tij në kohët e fundit lë të mendohet se ai tashmë kërkon një skenë më të rëndësishme. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments