Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBeteja finale në Shkodër e Durrës, luhet sot Kupa e Shqipërisë

Beteja finale në Shkodër e Durrës, luhet sot Kupa e Shqipërisë

Kategoria Superiore I ka lënë sot vendin Kupës së Shqipërisë. Në 16:00 në dy qytete do zhvillohen sfidat gjysmëfinale, që do vendosin edhe dy skuadrat finaliste.

Me një takim dhe shumë rivalitet, në Durrës dhe Shkodër do mësohen sot finalistët e Kupës.

Beteja të vërteta, në Shkodër vendasit e Vllaznisë presin Laçin e surprizave, ndërsa në Durrës Teuta luan me Skënderbeun. Të gjitha skuadrat kërkojnë me ngulm finalen, andaj nuk shihet rotacion në formacion.

Të përgatitur edhe për më shumë se 90 minuta, stafet teknike respektive kanë punuar jo pak edhe në gjuajtjen e 11 metërshave.

Sot – Kupa e Shqipërisë – 16:00

Vllaznia – Laçi

Teuta – Skënderbeu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments