Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare Ardian Ismajli, nuk ka arritur t’i gëzohet siç do të dëshironte golit të tij të parë në Serinë A. Specia ku ai akitvizohet, është mundur sot nga Bolonja me shifrat 4-1 dhe janë kthyer përsëri drithërimat për përfshirjen në garën për të mos rënë nga kategoria për ekipin i cili ka kaluar pritshmërinë në këtë sezon.

Ismajli ishte ai që shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-1 në fundin e pjesës së parë, por ekipi nuk arriti të bënte më mirë në pjesën e dytë dhe kështu, shënoi një humbje të thellë.

Por sipas portalit të “Eurosport”, mbrojtësi shqiptar ishte lojtari më i mirë për skuadron e Specias në këtë sfidë me një notë shumë mbi mesataren duke llogaritur përmasat e humbjes.

“Eurosport” i ka dhënë atij notën 7, duke e vënë në një nivel me lojtarët më të mirë të skuadrës fituese në këtë sfidë. “Goditja e tij e rrufeshme në goditje nga këndi bëri të mundur që të niste një ndjekje e kuqebluve”, shkruhej në këtë portal. /vipsport/