Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy gola për 2 minuta, Skënderbeu mposht me përmbysje Bylisin në finalen...

Dy gola për 2 minuta, Skënderbeu mposht me përmbysje Bylisin në finalen e mbijetesës

Skënderbeu ka arritur një fitore të artë në finalen e mbijetesës ndaj Bylisit me rezultatin 2-1. Triumf me përmbysje i korçarëve, që arritën të realizonin 2 gola në harkun kohor të 2 minutave.

Miqtë nga Ballshi gjetën rrugën e rrjetës të parët me anë të Desançiç në minutën e 35-të, teksa korçarët përmbysën gjithçka po në pjesën e parë me Vangjelin dhe Berishën në minutat 42 dhe 44. Me këtë fitore, skuadra e Memellit, e ka ngushtuar diferencën në 3 pikë nga Bylisi që mban vendin e 7-të.

FT: SKËNDERBEU-BYLIS 2-1

Kosta Vangjeli 42′, Berisha 44′ / Desançiç 35′

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Vitija, Dumfur, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

BYLISI: Qirko, Hadroj, Muçollari, Janku, Ymeraliaj, Desancic, Ndreca, Lorran, Antoni, Ntephe, Carkanji, Trajner: Veljko Dovedan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments