HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDaja ka dy “armë” më shumë kundër Tiranës, ja si pritet të...

Daja ka dy “armë” më shumë kundër Tiranës, ja si pritet të rreshtohet Partizani në derbi

Partizani luan kundër Tiranës të enjte në “Air Albania”, me derbin e kryeqytetit që do zhvillohet në orën 19:00.

“Demat” e Ilir Dajës do kenë dy përforcime në këtë sfidë, pasi rikthehen Mala dhe Bardhi.

Dyshja ishte e pezulluar për sfidën që u mbyll në barazim në Korçë 1-1, për shkak të kartonëve të verdhë.

Pritet që lojtarët ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, me Dajën që u ka besuar gjithmonë këtyre dy futbollistëve gjatë këtij sezoni.

Sa i takon pjesës tjetër të skuadrës, të gjithë janë të gatshëm për të luajtur në derbi, por janë plot 5 futbollistë që rrezikojnë sfidën kundër Teutës në rast se ndëshkohen: Çinari, Hakaj, Belica, Asani dhe Zhunior.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments