Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREËndrra quhet Sherif Kallaku, Teuta tenton ta rikthejë në Superiore

Ëndrra quhet Sherif Kallaku, Teuta tenton ta rikthejë në Superiore

Teuta u rikthye te titulli kampion pas 27 vitesh dhe tashmë do të luajë në kualifikueset e Champions League. “Djemtë e Detit” nuk kanë shumë kohë të festojnë dhe që tani kanë nisur të mendojnë për përfaqësimin në kompeticionet ndërkombëtare dhe sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga pune për merkaton dhe objektivi madhor i tyre është Sherif Kallaku. I shitur verën e shkuar te Lokomotiva Zagreb për 150 mijë euro, fantazisti mbetet një dëshirë e madhe e durrsakëve.

Teuta tentoi edhe në janar ta rikthente, por nuk ia doli. Abcnews.al mëson se tashmë po bisedohet sërish që Kallaku të veshë fanellën e skuadrës bregdetare. Dëshira është ta huazojnë për gjithë sezonin e ardhshëm.

Sigurisht Lokomotiva Zagreb është ajo që vendos, pasi futbollisti i kombëtares shqiptare është nën kontratë me ta deri në verën e vitit 2024. Kallaku në sezonin e parë në Kroaci është aktivizuar në 26 ndeshje, 17 prej të cilave si titullar, dhe ka shënuar dy gola.

Në ndeshjet e muajit maj mesfushori nga Fushë-Kruja, i cili është aktivizuar në Superiore edhe me Laçin, nuk pati hapësira te Lokomotiva. Sigurisht dëshira e tij është të luajë dhe të jetë i rëndësishëm. Teuta ia ofron këtë, por dihet që kampionati kroat është i një tjetër niveli. /Vladimir Prenga/ abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments