Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nis përgatitjet, 12 mungesa në stërvitjen e parë për trajnerin Brdariç

Vllaznia nis përgatitjet, 12 mungesa në stërvitjen e parë për trajnerin Brdariç

Sot, skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Conference League.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç ka marrë një ngarkesë të lehtë për të vijuar në ditët në vazhdim me intensitet të lartë. Grupi nuk ka qenë i plotë pasi mungonin 12 futbollistë.

Bëhet fjalë për Shehin, Isaevskin, Da Silva, Jonuzin, Markun, N. Hoxhajn, Avdijajn, A.Hoxhajn, Dilaverin, Imerin, Elomin dhe Cise.

Nuk dihet nëse disa nga këta lojtarë e kanë mbyllur me shkodranët apo thjesht kanë marrë disa ditë më shumë leje. Sakaq me ekipin e parë është bashkuar Ardit Nikaj nga skuadra e të rinjve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments