HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia pa frena në merkato, shkodranët hidhen në sulm edhe për… Majkëll...

Vllaznia pa frena në merkato, shkodranët hidhen në sulm edhe për… Majkëll Ngonë

Vllaznia është duke tentuar një rikthim të bujshëm në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Tiranës, Majkëll Ngo, i cili 2 sezone më parë u shpall kampion me bardheblutë.

Gazeta “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit shkodran, janë në negociata për të gjetur gjuhën e përbashkët me anglezin, edhe pse nuk bëhet fjalë për një tratativë të thjeshtë.

Sezonin e fundit Ngo u aktivizua në Qipro me Enosis. Sulmuesi 28-vjeçar luajti 17 ndeshje (9 si titullar) në kampionat dhe nuk shënoi dot gol.

Vlen të theksohet fakti se me Tiranën në sezonin 2019-2020, Ngo arriti të shënonte 13 gola si dhe dha 12 asist, duke u shndërruar në një lider absolut te bardheblutë.

Pritet me mjaft interes të zbulohen zhvillimet mes klubit shkodran dhe sulmuesit, për sa i përket merkatos.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments