Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE53 vite pritje, Anglia ‘hakmerret’ ndaj Gjermanisë!

53 vite pritje, Anglia ‘hakmerret’ ndaj Gjermanisë!

Anglia “hakmerret” ndaj Gjermanisë pas plot 53 vitesh!  “3 Luanët” e Gareth Sauthgejt, arritën të triumfonin me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në “Uembli” të vlefshme për 1/8-at e EURO 2020-të, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale, ku do të përballen me fituesen e sfidës Suedi-Ukrainë.

Dy gola në pjesën e dytë nga Sterling dhe Kane kanë vendosur gjithçka.

Gjermania largohet nga kompeticioni me humbje, teksa kjo ishte sfida e fundit e Low në drejtimin e Panzzerave.

Tanimë Anglia e ka rrugën “shtruar” për në finale, ndërsa pret fituesin e sfidës së mbrëmjes së sotme Suedi – Ukrainë.

FT: ANGLI-GJERMANI 2-0

Stërling 75′ , Kejn 85′ 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments