Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAntonio Marku, zëvendësuesi I Osmanit në mbrojtjen kuqeblu?

Antonio Marku, zëvendësuesi I Osmanit në mbrojtjen kuqeblu?

Mbrojtësi shkodran Antonio Marku mund të jetë zëvendësuesi I Tefik Osmanit në qendër të mbrojtjes së Vllaznisë. Mosardhja e korçarit I ka prishë jo pak planet trajnerit Bushati. Ai në kushte të tilla, kur ka marrë vesh që mbrojtësi 20 vjeçar Marku ka mbyllur me mirëkuptim kontratën me Laçin, ka kërkuar ta ketë në skuadër. Në fakt, këtë lojtar e ka kërkuar me insistim edhe Dinamo, skuadër me të cilën ka luajtur një sezon më parë por ofertës së Vllaznisë ai nuk ka mundur dot t’I rezistojë, sepse është prodhim I kësaj skuadre.

Bëhet e ditur se paraditen e sotme Marku është stërvitur me Dinamon dhe pasdite ndërkohë ka udhëtuar drejt Ulqinit për t’iu bashkuar kuqebluve teksa sot do të zhvillojë stërvitjen e parë me ta. Boshllëku I krijuar me mosardhjen e Osmanit e vuri në dilemë trajnerin Bushati për mënyrën si do ta zgjidhte zëvendësimin e tij prandaj dhe me marrjen e Markut, bashkë edhe me alternativat e tjera që ka si Krajën dhe Seminën do ta garantojë këtë vend.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments