HomeKRYESORENdër të paktat Akademi në Shqipëri pa pagesë, FC Basania kërkon donatorë

Ndër të paktat Akademi në Shqipëri pa pagesë, FC Basania kërkon donatorë

U krijua diçka me shume se nje vit me pare dhe ne keto 370-380 dite ka bere nje pune te jashtezakonshme. FC Basania ka sjelle shume risi ne futbollin e moshave ne Shkoder.

Ajo qe eshte me e rendesishmja, ka sjelle modelin se si nje Akademi mund te funksionoje pa asnje pagese nga femijet, gje qe ndodh rralle, per te mos thene fare ne Shqiperi.

Presidenti Ermir Shimaj ia ka dale te mbuloje shpenzimet dhe gjithçka ne kete sezon te pare ka shkuar ashtu si duhet. Por nderkohe edhe rezultatet nuk kane munguar.

Ekipi U15 ka fituar te drejten per te luajtur sezonin e ardhshem ne Kategorine Superiore, ndersa ekipet U17 dhe U19 do te luajne ne kategorine e pare.

Qe do te thote se tashme ka lindur edhe nevoja per te gjetur te tjere donatore. Pikerisht per kete arsye, FC Basania permes faqes zyrtare u ka bere thirrje te gjitheve per te kontribuar per kete Akademi. Ja çfare shkruhet ne kete thirrje:

Vumë edhe zemrën dhe realizuam të pa’imagjinueshmen!!

Ftojmë të gjitha bizneset të japin një dorë dhe të bëhen pjesë e këtij zhvillimi historik dhe ta shfrytëzojnë këtë tribunë fantastike për reklamimin dhe rritjen e biznesit Tuaj!!!

U-15 në Kategorinë superiore !!

U-17 në Kategorinë e parë !!

U-19 në Kategorinë e parë !!

Kontribuo për brezat e ardhshëm duke mbështetur Akademinë Basania Football Club !!!

Faleminderit !

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments