HomeFUTBOLLTeuta kërkon përmbysjen në Andorrë, ja kush mund të luajë në vend...

Teuta kërkon përmbysjen në Andorrë, ja kush mund të luajë në vend të Hoxhës së larguar

Teuta ka shansin e fun dit sot për të vazhduar rrugëtimin në Europë. Mundësinë e parë e shpërdoroi me andorrianët e Inter Eskaldes duke u mundur turpshëm në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0. Ishte një nga netët më të errëta për kampionët e Shqipërisë gjatë gjithë historisë së tyre në arenën europiane.

Jo sepse u mposhtën, por sepse kundër andorrianëve konsideroheshin superfavoritë dhe nuk kishin pse e komplikonin kaq shumë, pasi tani vërtetë është e vështirë për ta përmbysur një humbje 2-0 në shtëpi.

Por, jo e pamundur… Sepse në fund të fundit Inter Eskalde mbetet një skuadër më e dobët se Teuta dhe për më tepër goli jashtë fushës nuk ka më vlerë, prandaj edhe një fitore me dy gola diferencë do ta çonte ndeshjen në shtesë.

Skuadra e Teutës ka mbërritur gjatë paradites së djeshme në Andorrë për ndeshjen që do të luhet sot në orën 17:45.

Interesimi i medias vendëse ka qenë zero dhe për këtë motiv trajneri Edi Martini nuk ka dhënë asnjë deklaratë para ndeshjes, siç e kërkon në fakt edhe protokolli. Pas largimit të Rustem Hoxhës, trajneri Martini pritet të spostojë Albano Aleksin në mbrojtje. Dilemat e vetme të Edi Martinit janë Karabeci me Dajën dhe Krasniqi me Grudën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments