HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbrojtësi shkodran bashkohet me Kastriotin në stërvitje

Mbrojtësi shkodran bashkohet me Kastriotin në stërvitje

Kastrioti vijon nga puna për sezonin e ri. Pas shumë largimesh nga ekipi, stafi teknik ka bërë disa afrime të reja, por edhe rinovime.

Mesfushori Joan Çela që ishte pjesë e skuadrës sezonin e kaluar do të vazhdojë të qendrojë te Kastrioti pasi ka rinovuar kontratën e tij dhe ka dalë në stërvitje. Përveç rinovimit me mesfushorin, krutanët kanë afruar edhe një mbrojtës.

Bëhet fjalë për Enes Isufin, mbrojtësin shkodran që sezonin e kaluar ishte pjesë e Tomorit. 21-vjeçari ka pranuar ofertën e Kastriotit dhe dje është bashkuar me ekipin në seancën stërvitore.

Skuadra krutane nuk ka ndërmend të ndalet me kaq pasi vazhdon të kërkojë lojtarë të tjerë në merkato për të përforcuar ekipin për sezonin e ri të Superligës./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments