HomePA KATEGORIElvin Beqiri debuton me fitore te Tërbuni. Një shkodran 'e ndihmon' për...

Elvin Beqiri debuton me fitore te Tërbuni. Një shkodran ‘e ndihmon’ për të mundur Kastriotin

Trajneri shkodran Elvin Beqiri e ka nisur me fitore debutimin e tij ne pankinen e Terbunit. Ndonese ka qene thjesht nje miqesore ajo ndaj Kastriotit, pukjanet ia kane dale te fitojne me rezultatin 2-1.

Ndeshja eshte luajtur ne kompleksin “Internacional” dhe pjesa e pare ne fakt eshte dominuar nga krutanet. Në minutën e 31-të, një kombinim perfekt nxjerr Joan Çelën në të majtë të sulmit, aty ku me një goditje fluturimthi, tund rrjetën e Kukës, duke zhbllokuar ndeshjen.

Greca mund të kishte dyfishuar në fundin e pjesës së parë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Me shfrat 1-0 në favor të krutanëve mbyllet pjesa e parë dhe me nisjen e së dytës, të dy trajnerët kryen disa zëvendësime.

Pukjanët e gjetën shpejt golin, teksa në të 53-ën barazoi sulmuesi shkodran Albert Mila, i futur si zëvendësues. Krutanët tentojnë të kundërpërgjigjen, por nuk arrijnë të gjejnë kuadratin.

Atë që s’e bëjnë krutanët, e bën Balliu, i cili në brendësi të zonës arrin të driblojë mbrojtjen e improvizuar krutane dhe të mposhtë Vatën, për të shënuar golin e fitores për 1-2. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments